presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga vizitoi komunën e Prishtinës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, vizitoi sot komunën e Prishtinës, për nder të Ditës së Çlirimit, ku u prit nga kryetari Isa Mustafa.

Presidentja Jahjaga e uroi kryetarin Mustafa për Ditën e Çlirimit të Prishtinës dhe theksoi se kjo është datë e veçantë në historinë e kryeqytetit por edhe gjithë Kosovës dhe është sublimim i të gjitha përpjekjeve dhe sakrificave të gjeneratave të tëra për liri, pavarësi e demokraci. Kryetari i Prishtinës, zotëri Isa Mustafa, e falënderoi Presidenten Jahjaga për urimet dhe për vizitën në Ditën e Çlirimit dhe e njoftoi atë me të arriturat e kryeqytetit në vitet e fundit. Kryetari Mustafa gjithashtu e informoi Presidenten edhe për projektet për zhvillimin e Prishtinës dhe për përmirësimin e infrastrukturës së saj.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.