presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga vizitoi fshatin Krushë të Rahovecit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit.

Ajo takoi gratë, anëtare të kooperativës në këtë fshat, ku nga udhëheqësja e saj, Fahrije Hoti u njoftua për punën dhe vështirësitë me të cilat përballen ato.Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i fshatit, Selami Hoti.Gjatë bisedës më gratë e Krushës, Presidentja Jahjaga tha se do të jetë një zë i fuqishëm i tyre dhe se shembullin e tyre e ka përdorur shpesh si pjesë e takimeve të shumta që ka pasur, edhe në Kosovë edhe jashtë Kosovës.Ajo tha se, pavarësisht ku do të jetë, do të jetë një përkrahëse e madhe e grave të Krushës.Mikpritësit e falënderuan Presidenten Jahjaga për vizitën dhe për angazhimin e saj për t’i ndihmuar dhe mbështetur gratë e Krushës, punën dhe prodhimet e tyre.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.