Ju drejtohem me kënaqësi në fillimin e kësaj nisme të qëlluar, e cila shënon një hap më shumë drejt shoqërisë gjithëpërfshirëse të cilën ne synojmë ta ndërtojmë, duke u fokusuar në ndërtimin e politikave të cilat synojnë garantimin e barazisë gjinore.
Të nderuar ministra,I nderuar z.Hope,E nderuara znj. Rogova, Ju drejtohem me kënaqësi në fillimin e kësaj nisme të qëlluar, e cila shënon një hap më shumë drejt shoqërisë gjithëpërfshirëse të cilën ne synojmë ta ndërtojmë, duke u fokusuar në ndërtimin e politikave të cilat synojnë garantimin e barazisë gjinore.Shpeshherë kemi thënë se Kosova ka një infrastrukturë ligjore të garantimit të barazisë gjinore, por kemi identifikuar zbatimin e saj si një pikë të dobët.Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor tashmë është pjesë e kornizës legjislative të vendit e cila kërkon nga të gjitha institucionet publike si ato në nivelin qendror po edhe atë lokal të integrojnë barazinë gjinore në projektimin e politikave zhvillimore dhe në shpenzimin e parasë publike.Andaj hapi i sotëm është një iniciativë pozitive e cila patjetër se do ti kontribuojë zbatimit të ligjit dhe krijimit të mundësive të reja të pjesëmarrjes sa më të madhe të grave në zhvillimin ekonomik dhe perspektivës së tyre në zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë.Barazia gjinore është faktor kyç në garantimin e shoqërive stabile. Gratë janë agjente të paqes, ato janë agjente të stabilitetit por janë edhe agjente të zhvillimit.Pjesëmarrja e barabartë e grave garanton shoqëri demokratike, ekonomi me zhvillim të qëndrueshëm dhe mbi të gjitha të ardhme të ndritur për gjeneratat e ardhshme.Patjetër që zhvillimi ynë i tanishëm nuk mund të kishte ndodhur pa kontributin e palëkundur dhe të vyer që gratë kanë luajtur gjithmonë jo vetëm si kontribuuese aktive në ekonomi dhe në fusha të tjera të jetës, por edhe me punën e tyre të papaguar në shtëpitë e tyre apo edhe në sektorin joformal.Por, objektivi ynë duhet të jetë që shoqëritë tona t’i avancojmë dhe më tej, që të mbrojmë demokracinë të cilën me aq shumë mund e kemi ndërtuar, të promovojmë paqen dhe sigurinë dhe këtë nuk mund ta bëjmë pa pjesëmarrjen e grave në çdo fushë të jetës.Gratë përballen me barriera të shumta, barriera sistematike dhe strukturore, të cilat i vështirësojnë por edhe i pamundësojnë atyre pjesëmarrjen aktive në ekonomi dhe përmbushjen e potencialit të tyre ekonomik.Në vitet e fundit kemi një ndërgjegjësim më të madh dhe përpjekje serioze nga sektori publik dhe ai privat për të identifikuar barrierat me të cilat gratë përballen dhe për të ndërmarrë masat e duhura, pasi pjesëmarrja e grave në ekonomi ka filluar të konsiderohet jo vetëm si përmbushje e të drejtave të barabarta të tyre, por edhe si një zgjedhje e mençur, e cila sjell përfitim dhe benefite për të gjithë shoqërinë dhe avancimin e gjithmbarshëm të saj.Andaj, hapi i sotëm është një hap i cili pasqyron një nismë të mençur e cila reflekton që e ardhmja jonë garantohet me pjesëmarrjen e barabartë të të gjithë qytetarëve.Ndërtimi i shtetit tonë, qyteteve tona, natyra e tyre duhet të reflektojë përbërjen e shoqërisë, patjetër që kjo nuk mund të bëhet pa pasur në tavolinë zërin e barabartë të grave, pa konsideruar dhe përfshirë veçantitë e nevojat e tyre.Duhet të përfshijmë dhe të konsiderojmë kontributin dhe potencialin e grave kur projektojmë zhvillimin e qyteteve tona, e ekonomisë së përgjithshme të vendit tonë. Duhet ta bëjmë këtë pasi vetëm në këtë mënyrë mund të garantojmë progres të qëndrueshëm.Dëshiroj të përgëzoj Ministritë e përfshira në këtë nismë, USAID-in për mbështetjen e dhënë, si dhe Rrjetin e grupeve të grave të Kosovës, të udhëhequr nga znj.Rugova për ekspertizën që ata ofrojnë për të garantuar politika e programe të cilat garantojnë perspektivën gjinore.Jam e bindur që nga ky bashkëpunim i ndërtuar i cili është për tu përshëndetur do të kemi rezultate pozitive. Pres dhe shpresoj që në të ardhmen buxhetimi i përgjegjshëm gjinor të jetë një normë mbi të cilin projektojmë zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë.Duke u investuar në gruan, investojnë në shtetin tonë, në shoqërinë tonë, për të ardhmen e vendit tonë.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR