presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Seychelles, Jean Paul Adam

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u takua në New York me Ministrin e Punëve të Jashtme të Seychelles, z. Jean Paul Adam.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova, që prej shpalljes së pavarësisë, është shndërruar në një faktor paqeje dhe stabiliteti dhe promovuese e fqinjësise së mirë. Ajo tha se Kosova në arenën ndërkombëtare ka forcuar subjektivitetin e saj, duke lidhur marrëdhënie biletareale me shtete të ndryshme. Duke vlerësuar procesin e konsolidimit ndërkombëtar të vendit, Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot është e pranuar nga 108 vende të botës dhe se njohja nga Seychelles do të ndihmonte në kompletimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Ministri i Jashtëm, Jean Paul Adam u interesua për zhvillimet aktuale në Kosovë, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Ai tha se Seychelles do të konsiderojë seriozisht njohjen e Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.