Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua me Ministren e Jashtme të Ganës, znj. Hanna Serwaa Tetteh.
Presidentja Jahjaga dhe ministrja Tetteh biseduan për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe konsolidimin ndërkombëtar të saj. Presidentja Jahjaga e njoftoi ministren Tetteh për të arriturat e Kosovës, rolin e saj të faktorit të stabilitetit në rajon. Ajo tha se synimi i Kosovës është anëtarësimi në institucionet mdërkombëtare, posaçërisht në OKB dhe e vlerësoi të rëndësishme ndihmën e Ganës në njohjet e reja në kontinentin afrikan.Presidentja Jahjaga kërkoi nga znj. Tetteh që në janar të vitit 2015, kur do të mbahet takimi i krerëve të shteteve të Unionit Afrikan, mundësinë e kalimit të një rezolute ku do kërkohej njohja e Kosovës. Ministrja e Jashtme e Ganës i vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe theksoi përparimin në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo tha se vendi i saj i vlereson lart zhvillimet në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë që, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, do të ndihmojë në përpilimin dhe procesimin e rezolutës në Unionin Afrikan.