presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga u takua me Kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u takua me Kryeministrin e Luksemburgut, zotëri Xavier Bettel.

Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Bettel biseduan për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, konsolidimin ndërkombëtar të saj dhe njohjet. Presidentja Jahjaga e njoftoi Kryeministrin Bettel për të arriturat e Kosovës, rolin e saj të faktorit të stabilitetit në rajon dhe promovuesit të paqes. Ajo tha se synimi i Kosovës është anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare, posaçërisht në OKB dhe BE dhe e vlerësoi të rëndësishëm rolin e Luksemburgut në këto dy mekanizma për të ndihmuar në njohje dhe anëtarësim. Kryeministri Bettel vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe theksoi përparimin në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se vendi i tij i vlerëson pozitivisht zhvillimet në Kosovë dhe do të angazhohet për proceset integruese të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.