presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga takoi krerët e institucioneve të vendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi në takim të përbashkët krerët e institucioneve të vendit, Kryetarin e Kuvendit, zotëri Kadri Veselin, Kryeministrin, zotëri Isa Mustafën dhe Ministrin e Drejtësisë, zotëri Hajredin Kuçin, për të bashkërenduar veprimet dhe obligimet institucionale dhe ligjore për krijimin e Gjykatës Speciale. Për shkak të vizitës jashtë vendit, Presidentja Jahjaga po ashtu ka takuar gjatë ditës Zëvendëskryeministrin, zotëri Hashim Thaçin.

Në këtë takim, krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës u pajtuan që krerë institucionalë të krijojnë një ekip të përbashkët teknik për të shqyrtuar dokumentet e nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale, krijimi i së cilës tashmë është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës theksuan nevojën për një konsensus të përgjithshëm në etapa të ndryshme të zbatimit të këtij obligim ndërkombëtar të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.