presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti zëvendëskryeministrin e Turqisë, Bekir Bozdağ

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Turqisë, Bekir Bozdağ.

Zëvendëskryeministri turk, Bekir Bozdağ tha se të dyja vendet kanë bashkëpunim të mirë në të gjitha fushat dhe theksoi se Turqia do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike. Zotëri Bozdağ tha se Turqia e sheh Kosovën si një vend të zhvilluar në të gjitha fushat dhe një faktor paqeje në rajonin e Ballkanit si dhe të integruar në strukturat euroatlantike.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e falënderoi zëvendëskryeministrin Bozdağ për ndihmën që Turqia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset e saj demokratike. Ajo e vlerësoi bashkëpunimin e të dyja vendeve dhe tha se ky bashkëpunim duhet të thellohet në të gjitha fushat, në veçanti në fushën ekonomike.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka synim parësor integrimin sa më të shpejtë në strukturat euroatlantike. Ajo tha se është me rëndësi anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe ato rajonale, si dhe shtimi i njohjeve të reja për vendin tonë. Në realizimin e këtyre synimeve, ajo theksoi se pret ndihmën e pakursyeshme të shtetit turk, ndihmë që nuk ka munguar deri tani. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.