presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, zotëri Samuel Zbogar, i cili e njoftoi Presidenten me vendimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton, për të dërguar mision vëzhgues të BE-së për të monitoruar zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend.

Vendimi i Baroneshës Ashton vjen si përgjigje në letrën e dërguar nga Presidentja me kërkesën që BE-ja të monitorojë zgjedhjet e 8 qershorit, me qëllim të sigurimit të një procesi demokratik dhe korrekt zgjedhor në tërë Kosovën. Zotëri Zbogar e njoftoi Presidenten se në përgjigjen e zonjës Ashton theksohet se një mision i BE-së, i ngjashëm me misionin e vëzhguesve që ka përcjellë zgjedhjet komunale të vitit të kaluar, do të dërgohet në Kosovë për të vëzhguar procesin zgjedhor.Presidentja Jahjaga e vlerësoi përgjigjen pozitive të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, baroneshës Ashton, në kërkesën për vëzhguesit ndërkombëtarë dhe tha se një proces i rregullt dhe i drejtë zgjedhor do të ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimeve. Presidentja Jahjaga theksoi se zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend duhet të jenë të sigurta, të ndershme, demokratike dhe gjithëpërfshirëse ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë në mënyrë të lirë.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.