Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryesuesin e Këshillin Gjyqësor të Kosovës, zotëri Enver Peci, me të cilin bisedoi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, më 8 qershor.
Presidentja Jahjaga në takim me zotëri Pecin, tha se po zhvillon takime me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për organizimin, mbarëvajtjen dhe garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor. Ajo tha se zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në Kosovë duhet të jenë të lira, demokratike e gjithëpërfshirëse dhe se duhet të garantohet një proces i drejtë dhe i sigurt zgjedhor. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, zotëri Enver Peci e njoftoi presidenten Jahjaga për përgatitjet që po bën institucioni i tij për zgjedhjet dhe bashkërendimin me të gjitha institucionet e tjera për të pasur një proces të sigurt zgjedhor.