Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetarët e partive politike parlamentare, zotëri Visar Ymerin, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Ramush Haradinajn, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe zotëri Fatmir Limajn, kryetar i NISMA për Kosovën, për të biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe mundësitë e daljes nga situata e krijuar.
Takimi i Presidentes Jahjaga me udhëheqësit e partive politike parlamentare është zhvilluar në kuadër të nismës për tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend.