Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti përfaqësuesit e Grupit 6 + me të cilët bisedoi për zhvillimet aktuale politike në vend dhe mundësitë e daljes nga situata e krijuar.
Në takim morën pjesë: Mahir Yağcılar nga KDTP, Rasim Demiri nga VAKAT, Danush Ademi nga PDAK dhe Jolgji Shala nga KNRP.Ky takim zhvilluar në kuadër të nismës për tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend.