Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim drejtorin e OJQ-së “Gift of life Kosova”, degë e “Gift of life international”, Prof.Dr. Mazllum Belegu dhe Md.Mph Gani Abazi, mjek i bazuar në Universitetin e Harvardit dhe koordinator i programit për përkujdesje mjekësore.
Presidentja Jahjaga shprehu mbështetje për punën e kësaj OJQ-je, me ndihmën e së cilës deri tani janë shëruar 35 fëmijë me probleme në zemër.Prof.. Dr. Mazllum Belegu e njoftoi presidenten me punën e kësaj OJQ-je dhe tha se deri më tani fëmijët me probleme në zemër përmes “Gift of life Kosova” janë trajtuar në SHBA, Izrael dhe në Kore të Jugut.