DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e ri të Kosovës në Turqi, z.Avni Spahiu

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, z.Avni Spahiu.

Në takim mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, z.Enver Hoxhaj. Presidentja Jahjaga i dëshiroi ambasadorit Spahiu punë të suksesshme në detyrën e re në ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara dhe i përcolli urimet më të përzemërta për Presidentin e Republikës së Turqisë, z.Abullah Gyl. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie shumë të mira në të gjitha fushat, marrëdhënie këto që duhet të përparohen e të zgjerohen edhe më tej në të ardhmen. Ambasadori Avni Spahiu merr detyrën si ambasador i përhershëm e fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, duke e zëvendësuar ambasadorin e deritashëm, zotëri Bekim Sejdiu, i cili është dekretuar në detyrë të re.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.