Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pati një darkë pune me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, z.Stefan Fuele, me të cilin bisedoi për zhvillimet në Kosovë, proceset demokratike në vend, për agjendën evropiane të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit dhe për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidentja Jahjaga dhe Komisioneri Fuele vlerësuan rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve komunale në gjithë territorin e Kosovës, në përputhje me standardet evropiane, të drejta e të lira dhe gjithëpërfshirëse.Në darkën e punës mori pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, z.Samuel Zbogar.