Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në natën e ndarjes së çmimeve të Nismës Globale Clinton, ku morën pjesë një numër i madh liderësh botërorë të sektorit publik dhe privat.
Presidentja Jahjaga është laureate e çmimit për lidership publik të Clinton Global Inititative në vitin 2014. Takimi i Clinton Global Initiative tubon këtë vit shumë liderë shtetesh dhe qindra udhëheqës ekzekutiv botëror për të diskutuar sfidat globale dhe ndërtimin e partneriteteve për të bërë ndryshime pozitive sociale.