presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga i shkruan baroneshës Catherine Ashton

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka shkruar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimi Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherit zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, baroneshës Catherine Ashton.

Në letër thuhet: Shkëlqesia Juaj,Shpreh kënaqësinë e veçantë për takimin e javës së kaluar në Kosovë dhe mundësinë që patëm për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve si dhe përparimin e përgjithshëm të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në veçanti jam e kënaqur që kishim mundësinë të diskutojmë bashkërisht për rëndësinë që bart kjo periudhë për përpjekjet dhe ndërmarrjet e reja për të integruar plotësisht të gjithë qytetarët dhe për t’i forcuar institucionet tona demokratike. Siç e dini, unë kam shpallur mbajtjen e zgjedhjeve komunale më 3 nëntor 2013 në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Si Presidente e vendit, jam plotësisht e përkushtuar t’i ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm që të sigurojmë zgjedhje të lira dhe të drejta në Kosovë, që do të rezultojnë me zgjedhjen e përfaqësuesve legjitimë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të Kosovës dhe t’i adresojnë brengat e tyre. Andaj, e ftoj Shkëlqesinë tuaj të dërgojë një mision të BE-së për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Mirëpres mundësinë që t’i akomodoj mbikëqyrësit e BE-së në Kosovë gjatë vjeshtës. Sinqerisht e juaja,Atifete JahjagaPresidente e Republikës së Kosovës 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.