DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Agjenda e gjelbër ishte pjesë e pandashme e diskutimeve në kuadër të vizitës zyrtare në Austri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se agjenda e gjelbër ishte pjesë e pandashme e diskutimeve në takimet e realizuara në kuadër të vizitës zyrtare në Austri.

“Si një vend që dita ditës po angazhohet të prijë në promovimin e politikave të gjelbra, si në nivel nacional e po ashtu edhe atë lokal, Austria mbetet një adresë e duhur për të trajtuar e diskutuar sfidat e ditëve të sotme në fushën e mbrojtjes së mjedisit, gjelbërimit të hapësirave publike dhe planifikimit urban, menaxhimit të mbeturinave, e praktikave më të përditësuara në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
 
Agjenda e gjelbër ishte pjesë e pandashme e diskutimeve në takimet e realizuara në kuadër të vizitës zyrtare në Austri. 

Si një vend që dita ditës po angazhohet të prijë në promovimin e politikave të gjelbra, si në nivel nacional e po ashtu edhe atë lokal, Austria mbetet një adresë e duhur për të trajtuar e diskutuar sfidat e ditëve të sotme në fushën e mbrojtjes së mjedisit, gjelbërimit të hapësirave publike dhe planifikimit urban, menaxhimit të mbeturinave, e praktikave më të përditësuara në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm.

 
Duke filluar nga takimi me Ministren e Veprimit për Klimën dhe Mjedisin, Energjinë, Mobilitetin, Inovacionin dhe Teknologjinë, znj. Leonore Geëessler, takimi në Sekretariatin e Energjisë, si dhe vizita në impantin për trajtimin e mbeturinave – Spittelau, njëherit njëra prej ndërtesave ikonë të qytetit të Vienës, kuptuam që investimi në politika të gjelbra nuk është vetëm vendim i duhur, por edhe vendimi më i mençur.

 
Të përkushtuar për të avancuar agjendën e gjelbër në vendin tonë, do të angazhohemi për politika që janë në hap me zhvillimet e fundit dhe për investime që sigurojnë zhvillimin ekonomik duke mos e dëmtuar mjedisin. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.