“Shpresoj se do të jemi me fat dhe do ta përmbyllim së bashku procesin e pavarësimit të Kosovës, në të cilin Gjermania ka pasur një rol të veçantë”, – theksoi Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë takimit të parë me shefin e ri të Zyrës së Gjermanisë në Prishtinë, z. Karl -Albrecht Wokalek.
Duke e falënderuar z. Wokalek për angazhimin e Gjermanisë dhe qasjen që ka ky vend ndaj çështjes së Kosovës, Presidenti Sejdiu tha se Gjermania ka dhënë një ndihmesë të madhe edhe në fushën e sigurisë, në kuadër të KFOR-it, edhe në atë të ekonomisë dhe të jetës civile në përgjithësi.Shefi i Zyrës së Gjermanisë, z. Karl -Albrecht Wokalek theksoi së Gjermania do të dëshironte të shihte një “figurë të mire” të Kosovës në takimet e Vjenës.“Ne presim që bashkëpunimi ynë të thellohet jo vetëm në kuadër të KFOR-it dhe të OSBE-së, por edhe në sfera të tjera, sidomos në ekonomi”, tha ai.“Ekonomia gjermane mbështetet në ndërmarrjet e mesme dhe fakti që ato janë të interesuara të investojnë në Kosovë është shenjë e mirë”, vijoi z. Wokalek. Në fund të këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që plani i Presidentit Ahtisari paraqet opsionin më të mirë për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës.Po sot, në kuadër të takimeve të rregullta me shefat e zyrave të jashtme, Presidenti Sejdiu pati një takim edhe me shefin e Zyrës së Shqipërisë në Prishtinë, z. Arben Çejku.