presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentit Sejdiu përshëndeti miratimin e Rezolutës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Organizata e Konferencës Islamike

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Organizata e Konferencës Islamike (OKI).

“Miratimi i Rezolutës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Organizata e Konferencës Islamike është një akt shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë dhe të gjithë rajonit”, tha Presidenti Sejdiu. “Kjo rezolutë shpreh mbështetje të drejtpërdrejtë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës Juglindore dhe të botës”, vijoi ai.Pasi e veçoi angazhimin e diplomacisë së Shqipërisë, Arabisë Saudite dhe Turqisë për idejimin, sponsorizimin dhe mbështetjen e pakursyer dhënë miratimit të kësaj rezolute, Presidenti Sejdiu i falënderoi edhe qeveritë e të gjitha vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, si dhe vetë drejtuesit e kësaj organizate, që duke e votuar këtë rezolutë i dhanë një mbështetje të drejtë lirisë, demokracisë dhe së ardhmes më të ndritur për popullin e Kosovës dhe popujt e të gjithë rajonit.“Republika e Kosovës angazhohet për marrëdhënie të mira në mes vendeve të pavarura e sovrane të të gjithë botës, ndërsa marrëdhëniet e mira me vendet e Organizatës së Konferencës Islamike i konsideron të rëndësisë së veçantë”, tha Presidenti Sejdiu.    

This site is registered on wpml.org as a development site.