DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu vazhdoi konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve lokale

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në kuadër të konsultimeve me subjektet politike të vendit për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, sot ka takuar përfaqësuesit e partive politike të komuniteteve pakicë, si z. Nenad Rashiq (SLS), z. Mahir Yagcilar (KDTP), z. Dezair Murati (VAKAT), Mehmet Jashari (PREBK), z. Berat Qerimi (PDAK), z. Mursel Halili(GIG) etj.

Në të gjitha këto takime, është biseduar për ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet lokale, si dhe për caktimin e datës së tyre.Presidenti Sejdiu do t’i vazhdojë konsultimet me subjektet politike të vendit edhe nesër, ndërsa gjatë javës do të ketë edhe një takim me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve të regjistruara në KQZ, kur pritet të dihet edhe data e saktë e zgjedhjeve të sivjetshme lokale në Kosovë. 

This site is registered on wpml.org as a development site.