presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu vazhdoi konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve lokale

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, në kuadër të konsultimeve me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, sot takoi përfaqësuesit dhe udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës (Ramë Buja), Lidhjes Demokratike të Kosovës (Eqrem Kryeziu), Aleancës Kosova e Re (Behgjet Pacolli), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (Blerim Shala) dhe Lidhjes Demokratike të Dardanisë (Nexhat Daci).

Presidenti Sejdiu theksoi zotimin e institucioneve për përgatitjen e procesit zgjedhor, i cili është i pari në Kosovën e pavarur dhe organizohet nga institucionet përkatëse të vendit.Po ashtu, ai theksoi se është e rëndësishme që ky proces të ketë mbështetjen e fuqishme dhe monitorimin e mekanizmave ndërkombëtarë.Ndërkaq, përfaqësuesit e subjekteve politike u zotuan se do të punojnë me konstruktivitet në këtë proces dhe se angazhohen që data e zgjedhjeve të caktohet me marrëveshje të tërë spektrit politik të vendit.Në javën e ardhshme, Presidenti Sejdiu do të vazhdojë konsultimet edhe me subjektet tjera politike të vendit.

This site is registered on wpml.org as a development site.