presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti pjesëmarrësit e konferencës “Ditët e Shëndetit Riprodhues”

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot një delegacion të pjesëmarrësve të konferencës “Ditët e Shëndetit Riprodhues”, të kryesuar nga prof.Sejdullah Hoxha, kryetar i Këshillit Organizativ.

Konferenca “Ditët e Shëndetit Riprodhues” u mbajt nën patronazhin e Presidentit Sejdiu, me përkujdesje organizative të Këshillit Kosovar për shëndetin e nënës dhe fëmijës, Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve, Shoqatës së Pediatërve, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Shoqatës së Mamive të Kosovës.Delegacioni e njoftoi Presidentin Sejdiu me gjendjen në sferën e shëndetit riprodhues, si dhe për sukseset e arritura pas luftës, që janë mundësuar falë angazhimit të njerëzve profesionistë.Ata po kështu theksuan se me gjithë të arriturat ka edhe shumë vend për përmirësim dhe punë të mëtutjeshme dhe kërkuan nga Presidenti që të ndikojë për përkrahje më të madhe të punës së tyre nga institucionet e Republikës së Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.