DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dekoroi Zëvendëspresidentin e SHBA, z.Xhozef Bajden me Medaljen e Artë të Lirisë

(Fjala e Presidentit Sejdiu në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e vizitës së Zëvendëspresidentit të SHBA, z. Xhozef Bajden)

I nderuari kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi,I nderuari kryeministër Hashim Thaçi,Të nderuar deputetë dhe ministra,E nderuara ambasadore e SHBA në Prishtinë, znj.Tina Kaidanov,Përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, ambasadorë,Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,Zonja dhe zotërinj,Më lejoni që në emër të qytetarëve dhe të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës, t’i shpreh mirëseardhjen e përzemërt Zëvendëspresidentit të SHBA, z. Xhozef Bajden, i cili gjithë shekullin e punës së tij ia kushtoi lirisë njerëzore, humanizmit dhe demokracisë.I nderuari Zëvendëspresident Bajden, Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës ju falënderojnë nga zemra ju, Qeverinë dhe popullin amerikan, që në çastet më të rënda të historisë sonë na ndihmuat ta mbajmë gjallë shpresën tonë për jetë dhe liri.Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një kohë të gjatë, u dhanë mbështetjen kryesore përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi të udhëhequra nga Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova dhe nga liderët e tjerë politikë të vendit tonë.Qytetarët tanë kurrë nuk e humbën shpresën e tyre për lirinë, demokracinë dhe besimin në miqtë tanë. Ky besim nuk u lëkund as atëherë kur përjetonim vuajtje dhe tragjedi të paimagjinueshme.I nderuar Zëvendëspresident Bajden,Republika e Kosovës,  shtet sovran dhe i pavarur, e njohur nga  60 shtete të botës, është e përkushtuar të ketë një të tashme dhe të ardhme në paqe dhe zhvillim.Ne marrim përgjegjësinë për të garantuar liritë e secilit qytetarë pa dallim etnie dhe besimi.Kosova e lirë dhe e pavarur po dëshmohet çdo ditë si faktor i paqes dhe i stabilitetit në rajon dhe më gjerë.Ne shprehim zotimin tonë se vlerat e lirisë dhe demokracisë amerikane do të jenë idealet e ndërtimit dhe zhvillimit të shoqërisë dhe shtetit tonë.Qytetar të dashur të Republikës së Kosovës,Zonja dhe zotërinj,Senator shumëvjeçar, lider vizionar në shumë sfida si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe në skenën ndërkombëtare, Bajden ka luajtur një rol qendror në formësimin e politikës së jashtme amerikane. Ai është një luftëtar i paepur i lirisë, demokracisë dhe përparimit të kombeve në të gjithë globin. Duke i pasur parasysh të gjitha këto cilësi të rralla të personalitetit të tij, si President i Republikës së Kosovës, unë sot e kam dekoruar Zëvendëspresidentin Bajden me Medaljen e Artë të Lirisë. I nderuari z. Bajden, duke ju falënderuar edhe një herë, Juve personalisht, SHBA-të, BE-në, NATO-n dhe të gjitha vendet e botës demokratike, më lejoni t’ju shpreh mirëseardhjen në vendin tonë.Miku i mirë në ditë të vështirë, thotë një fjalë e popullit tonë.Dhe populli ynë, z. Nënpresident e di se cilët ishin dhe janë miqtë e tij të cilët bënë që ëndrra jonë të bëhet realitet i pakthyeshëm.Ju faleminderit z. Zëvendëspresident Bajden dhe qëndrim të këndshëm në Republikën e Kosovës.Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!Zoti e bekoftë miqësinë e përhershme të dy vendeve tona! 

This site is registered on wpml.org as a development site.