DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Velija

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Velija nga Gradeci i Gostivarit, e cila humbi më të dashurin e saj, z. Vebi Velija, themelues i Korporatës VEVE dhe TV ALSAT.

Në telegram thuhet:    E nderuara familje Velija,Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Republikës së Kosovës, për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, z.Vebi Velija, themelues i Korporatës VEVE dhe TV ALSAT. Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, sepse z. Vebi Velija, në një periudhë të gjatë kohore, ka bërë punë të vyeshme për mëkëmbjen e biznesit privat në rajonin tonë, si dhe ka ndihmuar drejtpërdrejt shumë procese të rëndësishme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Po ashtu, Vebi Velija i ka dhënë peshë të veçantë fjalës së lirë, mediave dhe TV ALSAT, i cili ka një shtrirje të mirë në Republikën e Kosovës, në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Maqedonisë.Prandaj, duke e vlerësuar lart punën e tij shumëdimensionale, shpreh bindjen se vepra dhe virtytet e z. Vebi Velija do të kujtohen përherë me nderimet më të larta.Me respektDr. Fatmir Sejdiu, President i Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.