Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu shpreh keqardhjen e tij më të thellë dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave që humbën jetën në lumin Tisa.
Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet relevante, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes, me shpresë se personat e tjerë që udhëtonin me tri viktimat tashmë të konfirmuara të jenë gjallë.Shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjet e viktimave në këto çaste pikëllimi.