DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu uroi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon

Me rastin e 24 Tetorit – Ditës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiui i dërgoi një telegram urimi Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate, z. Ban Ki moon. Në vijim po e japim tekstin e këtij telegrami:

Shkëlqesisë së Tij, Bani Ki Moon, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së Ju shkruaj që në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, t’ju uroj 24 tetorin – Ditën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në këtë ditë të shënuar, kam kënaqësinë t’ju shpreh respektin e plotë të vendit tim për punën e rëndësishme që ka bërë OKB-ja për paqen dhe mirëkuptimin në mes popujve kudo në botë, në përputhje të plotë me Kartën e OKB-së, si dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen e vazhdueshme që i është dhënë Kosovës nga kjo organizatë dhe nga Ju personalisht. Po ashtu, dua t’ju siguroj se Republika e Kosovës vazhdon të jetë si gjithmonë e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke nxitur pa hezitim bashkëpunimin e ndërsjellë me vendet e kësaj pjese të botës. Republika e Kosovës mirëpret ditën kur edhe ajo do të jetë anëtare e OKB-së, në mënyrë që bashkë me shtetet e tjera sovrane e demokratike të japë kontributin e saj për paqen, stabilitetin dhe mirëqenien e të gjithë njerëzve pa dallim etnie a besimi. Ju lutem, Shkëlqesi, pranoni sigurinë e konsideratës sime më të lartë!   Me respekt, Dr. Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës 

This site is registered on wpml.org as a development site.