presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu i dërgoi një letër falënderimi Presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një letër falënderimi Presidentit të Francës, Shkëlqesisë së Tij, Nicolas Sarkozy, tekstin e së cilës po e japin në vijim:

Shkëlqesisë së Tij, Nicolas Sarkozy,President i Republikës së Francës!I nderuari President Sarkozy,Ju shkruaj që t’ju falënderoj për letrën tuaj shumë inkurajuese dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Francës i ka dhënë dhe po i jep vendit tim.Qytetarët dhe institucionet e Kosovës do t’u jenë përherë mirënjohës popullit francez dhe Juve personalisht për gjithë atë që keni bërë për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës. Sot, kur Kosova është njohur si shtet i pavarur dhe sovran nga 62 vende anekënd globit, me kënaqësi mund të theksoj se të dy vendet tona i kanë të gjitha mundësitë që ta thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin e ndërsjellë në të gjitha fushat e jetës.Republika e Kosovës është e vendosur të vazhdojë procesin e pakthyeshëm të integrimeve në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në strukturat e tjera euroatlantike. Me shumë besim, ne presim të kemi edhe më tej mbështetjen e madhe të shtetit mik francez.Duke ju përcjellë sërish urimet më të mira për Ju dhe për vendin Tuaj, ju lus, Shkëlqesi, të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë.  Përzemërsisht,Dr. Fatmir SejdiuPresident i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.