presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi vizitoi ekspozitën “Qytetet e Paqes” në Muzeun e Kosovës

Prishtinë, 8 qershor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vizituar ekspozitën “Qytetet e Paqes”, e cila është hapur në Muzeun e Kosovës.

Presidenti Thaçi në llogarinë e tij në rrjete sociale ka thënë se arti ka fuqi të jashtëzakonshme transformuese në ndërtimin e një kulture të mirëkuptimit.“Në ekspozitën kreative “Qytetet e Paqes”, sot lashë shenjë edhe unë. Arti ka fuqi të jashtëzakonshme transformuese në ndërtimin e një kulture të mirëkuptimit. Një dekadë pas pavarësisë dhe dy pas përfundimit të luftës, edhe Kosova tashmë po njihet kudo në botë përmes artit dhe kulturës së saj”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.