presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e Ganës

Prishtinë, 8 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores Salma Frances Mancell, ambasadore jo-rezidente e Republikës së Ganës për Kosovë.

“Kam kënaqësinë të pranoj kredencialet tuaja dhe t’ju uroj për marrjen e detyrës së Ambasadores së Ganës për Kosovë”, u shpreh ​presidenti Thaçi, duke falënderuar për njohjen dhe mbështetjen e Ganës për Kosovën.“Jemi shtet i ri, por me ambicie të mëdha për marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet që punojnë për paqe e liri të popujve në botë”, shtoi presidenti Thaçi.Ambasadorja Mancell u shpreh e lumtur që po merr detyrën e Ambasadores për Kosovë dhe që mund të kontribuojë në ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve tona.“Gana ka qenë motiv për lirinë e popujve të Afrikës. Sot është shtet me potencial të madh për zhvillim ekonomik. Dëshirojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojmë”, ka thënë ambasadorja Mancell.Kreu i shtetit shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në mes dy vendeve mike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.