presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi uron Presidentin e Shqipërisë për Festën e Flamurit: Nëntori është muaji i krenarisë sonë kombëtare

Prishtinë, 27 Nëntor 2017 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Festës së Flamurit, 28 Nëntorin, si dhe 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, i ka dërguar një telegram urimi homologut të tij shqiptar, Ilir Meta.

Në telegramin e urimit për Presidentin e Shqipërisë, presidenti Thaçi ka thënë se ky muaj i krenarisë sonë kombëtare tregon më së miri, jo vetëm për historinë tonë të përbashkët, por edhe për lidhjen e pashkëputshme, sepse ndër shekuj i kemi qëndruar gjithmonë pranë njëri-tjetrit.Simotra të pandashme, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova e Shqipëria, duke e mbështetur njëra-tjetrën, kanë arritur të garantojnë perspektivë të qartë euroatlantike për qytetarët e dy shteteve tona.Ky është telegrami i urimit i presidentit Thaçi për homologun e tij shqiptar, Ilir Meta:I nderuar President i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta,Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni urimet më të mira për Festën e Flamurit, 28 Nëntorin, si dhe për 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.Nëntori ka qenë dhe mbetet përherë muaj i lavdisë për shqiptarët anekënd botës dhe është muaj i festave tona të përbashkëta në më shumë se një shekull.Ky muaj i krenarisë sonë kombëtare tregon më së miri, jo vetëm për historinë tonë të përbashkët, por edhe për lidhjen e pashkëputshme, sepse ndër shekuj i kemi qëndruar gjithmonë pranë njëri-tjetrit.Kosova dhe Shqipëria, simotra të pandashme, duke e mbështetur njëra-tjetrën kanë arritur të garantojnë perspektivë të qartë euroatlantike për qytetarët e dy shteteve tona.Sot Kosova është me fat që e ka Republikën e Shqipërisë gjithmonë përkrah, sepse po mëson shumë nga përvoja shtetërore 105 vjeçare.Në Kosovë e Shqipëri, populli ynë do të mbetet përherë partner i të gjithë popujve që e duan një të ardhme në paqe dhe në prosperitet për rajonin dhe më gjerë.Jam i lumtur që 28 Nëntorin do ta festojmë sërish bashkë në Vlorën tonë historike!Me respekt,Hashim ThaçiPresident i Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.