presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi uron popullin francez për ditën e tyre kombëtare

Prishtinë, 14 korrik 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Francës në Kosovë, për ndër të 14 korrikut, Ditës Kombëtare të Francës.

Presidenti Thaçi ka thënë se Dita Kombëtare e Francës, 14 korriku, shënon lindjen e vlerave të reja që promovuan lirinë, barazinë dhe vëllazërinë, jo vetëm në Francë, por shumë më gjerë.Këto vlera, sipas presidentit Thaçi, u bënë frymëzim për shumë popuj të botës për të mposhtur frikën, për të thyer shtypjen dhe për të fituar lirinë.“Mbi këto vlera u ndërtuan shumë shtete moderne, të bazuara në vullnetin e popullit, unitetin kombëtar, qeverisjen e mirë, laicitetin, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit”, ka thënë presidenti Thaçi.Para të pranishmëve në këtë ceremoni, presidenti Thaçi ka theksuar se populli i Kosovës kujton me nderim këtë ngjarje, e cila ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm emancipues anembanë Evropës.“Lufta për liri, pavarësi dhe shtetndërtimi në Kosovë ishin bashkim i aspiratave të popullit për një shtet sovran dhe i mbështetjes së fuqishme të miqve tanë ndërkombëtarë. Franca ishte shteti i parë që një ditë para shpalljes së pavarësisë futi Kosovën në hartën e shteteve të pavarura, derisa të nesërmen njohu pavarësinë tonë”, ka thënë ai.Presidenti Thaçi ka theksuar se kjo është një dëshmi se rrugëtimi jonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit ishte i përbashkët. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.