Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin slloven Miljan Majhen.
Presidenti Thaçi i ka shprehur mirënjohje ambasadorit Majhen për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij në avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sllovenisë.“U jemi mirënjohës për angazhimin tuaj, me të cilin keni kontribuar në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve dhe shteteve tona”, u shpreh presidenti Thaçi.Ndërsa, ambasadori slloven Miljan Majhen theksoi se Kosova dhe Sllovenia kanë thelluar bashkëpunimin politik dhe ekonomik, porse ky bashkëpunim do të rritet edhe më shumë në të ardhmen.“Në Kosovë jam ndier si në shtëpinë time. Bashkë e kemi thelluar bashkëpunimin politik dhe ekonomik”, ka thënë ambasadori Majhen.Presidenti Thaçi ka konstatuar se marrëdhëniet ndërshtetërore janë të shkëlqyera dhe Kosovës asnjëherë nuk i ka munguar përkrahja nga ana e Sllovenisë.