presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi shpalli zgjedhjet, mbahen më 6 tetor 2019

Prishtinë, 26 gusht – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marr vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbahen më 06 tetor 2019”.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në më tej në vendimin, të cilin e ka nënshkruar presidenti Thaçi.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi dekretoi shpërndarjen e Legjislaturës së VI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.