presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti udhëheqësin e EULEX-it Thran, biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit

Prishtinë, 23 korrik – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot U.D. Shefin e EULEX-it, Bernd Thran, me të cilin bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Presidenti Thaçi u shpreh se EULEX mbetet i rëndësishëm për Kosovën dhe se ka sjellë përvojë të mirë për institucionet e Kosovës.“Kemi bashkëpunim të mirë me EULEX-in. Institucionet e Kosovës kanë përfituar nga përvoja me EULEX-in”, u shpreh Presidenti Thaçi.Bernd Thran u shpreh se EULEX do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, në përputhje me mandatin.Presidenti Thaçi përfundoi se EULEX është mision i suksesshëm dhe Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me të.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.