presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin francez Didier Chabert

Prishtinë, 25 korrik 2019 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e deritashëm të Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Chabert për bashkëpunimin korrekt dhe të mirë me institucionet e Kosovës.“Kosova dhe Franca kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe me punën tuaj si ambasador ju e keni forcuar edhe më tej këtë marrëdhënie tonën ndërshtetërore”, u shpreh presidenti Thaçi.Ambasadori Chabert theksoi se bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.“Ne jemi në shërbim të afrimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve tanë”, u shpreh ambasadori Chabert.Presidenti Thaçi dhe ambasadori Chabert biseduan edhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.