presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti në takim Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare

Prishtinë, 19 dhjetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim, Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare, dhe kanë biseduar për çështjet që mundojnë viktimat e luftës dhe familjet e tyre.

Kandiq ka treguar për nismën “KOMRA” që synon të bëjë bashkë liderët politikë të vendeve të ish-Jugosllavisë të përfshira në konflikt në mes tyre që të zotohen që të zbardhin fatin e të gjithë të pagjeturve. “Avokojmë një komision të përbashkët rajonal për t’u përballur me të kaluarën”, u shpreh Kandiq. Presidenti Thaçi ka thënë se është obligim i të gjithëve që të përkrahet çdo iniciativë që shpie drejt mbylljes së plagëve të luftës dhe pajtimit, e veçanërisht ato që punojnë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe përfundimit të agonisë së familjeve të tyre. “Do të përkrah çdo iniciativë që punon për të ndihmuar viktimat e luftës, veçanërisht familjet e të pagjeturve”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.