presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin jo-rezident të Kanadasë, Daniel Maksymiuk

Prishtinë, 3 korrik – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin jo-rezident të Kanadasë, Daniel Maksymiuk, të cilin e ka falënderuar për avancimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Kanadasë në kohën e shërbimit të tij.

“U jam mirënjohjes personalisht për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes dy vendeve tona në një dinamikë të shtuar”, u shpreh Presidenti Thaçi.Kreu i vendit ka thënë se Kosova i është mirënjohëse Kanadasë për përkrahjen e vazhdueshme. “Kosova i është mirënjohëse Kanadasë që ka vazhduar ta përkrahë në çdo iniciativë, në çdo organizatë dhe forum ndërkombëtar”, duke shtuar më tej se “Jam i lumtur që kemi filluar bashkëpunim konkret në fushën e sigurisë e të mbrojtjes, por edhe të ekonomisë”, u shpreh Presidenti Thaçi.Nga ana tjetër Ambasadori Maksymiuk u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e Kosovës si dhe me shtimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.“Kanadaja i përkrah përpjekjet për paqe të qëndrueshme në Kosovë dhe rajon dhe aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe në BE”, ka thënë Ambasadori Maksymiuk.Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova mund të mësojë shumë nga përvojat e Kanadasë dhe falënderoi ambasadorin Maksymiuk që ka nisur disa iniciativa të tilla nga të cilat do të përfitojë shteti dhe shoqëria kosovare.Në fund të takimit, Presidenti Thaçi i uroi Ambasadorit Maksymiuk suksese në angazhimet e tij të reja.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.