DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti komandantin e ri të Forcave Supreme të NATO-s për Evropë

Prishtinë, 1 korrik 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim komandantin e ri të Forcave Supreme të NATO-s për Evropë, gjeneralin Curtis Scaparrotti, i cili ishte i shoqëruar edhe nga komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta.

Përveç rolit të KFOR-it në Kosovë, presidenti Thaçi me gjeneralin Scaparrotti bisedoi edhe për punën që është duke u bërë për transformimin e FSK-së në një forcë të re multietnike, si dhe për synimet që ka Kosova – që të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe, si një parakusht për anëtarësim të saj të plotë në NATO.“Ne jemi duke punuar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Janë shënuar disa përparime, por mbetet për t’u bërë më shumë. Gjithashtu, tani jemi të angazhuar edhe në transformimin e FSK-së në një forcë të re multietnike dhe që shteti ynë sa më shpejtë të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe, si një parakusht për t’u bërë anëtare e plotë e NATO-s”, tha presidenti Thaçi.Presidenti Thaçi shtoi se edhe Kosova njëjtë sikurse shumë shtete të botës është ballafaquar me shkuarjen e të rinjve në luftërat në Irak dhe Siri, por se me hartimin e ligjeve dhe mekanizmave për të parandaluar shkuarjen e tyre, në 10 muajt e fundit asnjë kosovar nuk ka shkuar më që të bëhet pjesë e këtyre luftërave.Nga ana tjetër, gjenerali Curtis Scaparrotti e siguroi presidentin Thaçi se stabiliteti i Kosovës dhe pjesës tjetër të Ballkanit mbetet prioritet i lartë i NATO-s.“Jemi këtu në Kosovë që t’ju mbështesim për atë që keni bërë deri më tani si institucione të Kosovës. Ky është gjithashtu qëndrim NATO-s dhe i ministrave të brendshëm e të jashtëm. I mbështesim përpjekjet tuaja për normalizim të marrëdhënieve me Serbisë, për zhvillim ekonomik dhe do ta vazhdojmë edhe mbështetjen për FSK-në”, tha gjenerali Scaparrotti.Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i rikonfirmoi gjeneralit Curtis Scaparrotti se KFOR-i gëzon një respekt, besim dhe mbështetje nga të gjithë në Kosovë, pa dallim etnie apo përkatësie fetare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.