DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti Christian Hellbach, drejtor për Evrope Juglindore në MPJ-në e Gjermanisë

Prishtinë, 23 nëntor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Christian Hellbach, drejtorin për Evropë Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe për mundësinë e intensifikimit të tyre. Presidenti ka falënderuar drejtorin Hellbach për mbështetjen gjermane, jo vetëm në Politikën e Jashtme, por edhe përmes mbështetjes financiare në sektorë të ndryshëm.Ai ka thënë se Gjermania mbetet një partner shumë i rëndeshim i Kosovës drejt rrugës euroatlantike. Presidenti Thaçi e ka informuar atë për ndryshimet që kanë filluar të bëhen në amendamentin e Kodit Penal që të konsolidojmë edhe më tutje sundimin e ligjit në Kosovë.Nga ana tjetër, Christian Hellbach, drejtori për Evrope Juglindore në Ministrisë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat.Në këtë takim është folur edhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, por edhe dialogun e brendshëm ndërmjet institucioneve dhe komunitetit serb.Presidenti Thaçi, po ashtu ka thënë se institucionet e sigurisë në Kosovë muajt e fundit kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në parandalimin e pjesëmarrjes së të rinjve në zonat e luftës, si dhe në parandalimin e një sulmi terrorist.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.