DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori japonez

Prishtinë, 21 dhjetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori jo rezident i Japonisë për Republikën e Kosovës, Kiyoshi Koinuma.

Presidenti ka falënderuar ambasadorin Koinuma për mbështetjen që Japonia i ka dhënë në nivelin politik dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes fondeve dhe granteve të ndryshme.
 
“Japonia ka qenë ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe na ka përkrahur vazhdimisht në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë”, u shpreh Presidenti Thaçi. “Ne do të vazhdojmë me këtë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe intensifikim të marrëdhënieve bilaterale, sidomos të shkëmbimit ekonomik dhe kulturor”.
 
Ambasadori Koinuma u shpreh i gëzuar me detyrën e tij të re dhe konfirmoi dëshirën e tij për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën.

“Viti 2019 shënon dhjetëvjetorin e vënies së marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve. Do të shenojmë këtë me bashkëpunim më intensiv”, u shpreh Ambasadori Koinuma.
 
Presidenti Thaçi ka uruar ambasadorin Koinuma për detyrën e re. “Dera ime do të jetë gjithmonë e hapur”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.