DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi mbledhë liderët e shqiptarëve të Maqedonisë, diskutohet nevoja e koordinimit ndërshqiptar

Prishtinë, 5 janar 2027 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Prishtinë ka takuar liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni, të cilët i ka përgëzuar për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Në takimet e presidentit Thaçi me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe të Alencës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është diskutuar nevoja për një koordinim të mirëfilltë të faktorit politik shqiptar që ka për qëllim respektimin e vullnetit të lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, më 11 dhjetor 2016.Presidenti Thaçi i ka përgëzuar për sjelljen e partive politike shqiptare para dhe pas rezultatit zgjedhor, i cili duhet të reflektoj momentin për të riafirmuar përcaktimet programore dhe strategjike të shqiptarëve që janë edhe në interes të së ardhmes evropiane të Maqedonisë.Në takim me përfaqësuesit e partive politike parlamentare në Maqedoni është shprehur gatishmëria e tyre për t’u angazhuar maksimalisht në përfaqësimin sa më të mirë të interesave të shqiptarëve dhe të prosperitetit e stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë.   

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.