presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi uron sekretarin e ri të Kombeve të Bashkuara për marrjen zyrtare të detyrës

Prishtinë, 2 janar 2017 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar sekretarin e ri të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, për marrjen e detyrës.

Në telegramin e urimit, presidenti Thaçi ka shprehur bindjen dhe besim e tij për përkushtimin e sekretarit Guterres në forcimin e rolit të organizatës më të rëndësishme globale të kombeve dhe shteteve të lira. Ky është telegrami i presidentit Thaçi dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara: Shkëlqesia Juaj, Në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, Ju uroj marrjen zyrtare të detyrës së sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Republika e Kosovës si shtet i ri dhe demokratik po jep kontribut të vazhdueshëm për paqen në rajon, për rritjen e bashkëpunimit me shtetet fqinje dhe realizimin e synimeve euroatlantike. Shteti ynë dhe institucionet e tij zotohen për bashkëpunim të ngushtë me Ju dhe mbeten të përkushtuara në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara. Shpreh bindjen dhe kam besim të plotë për përkushtimin tuaj në forcimin e rolit të organizatës më të rëndësishme globale të kombeve dhe shteteve të lira. Hashim Thaçi President i Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.