presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi: Komuniteti turk, dëshmi e traditës së bashkëjetesës dhe harmonisë në shoqërinë tonë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në ngjarjen e organizuar për Ditën Kombëtare të Turqve, në Prizren.

Presidenti Thaçi ka thënë se komuniteti turk është dëshmi se Kosova është shtet i të gjithëve, i secilit qytetar, pa dallim etnie apo feje. “Traditën shekullore të bashkëjetesës dhe të tolerancës i kemi shndërruar në vlera mbi të cilat kemi ndërtuar shoqërinë tonë”, ka thënë presidenti Thaçi. Ai ka falënderuar përfaqësuesit e komunitetit turk që kanë punuar me të gjitha komunitetet e tjera, në të gjithë sektorët e jetës, në politikë, në shoqëri civile e në media, për Kosovën e re.“Pa angazhimin e tyre nuk do të kishim këtë harmoni dhe mirëkuptim që kemi sot”, u shpreh presidenti Thaçi.Pjesë e shënimit të kësaj feste në mbrëmjen e sotme në Prizren ishin edhe Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmush, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministrat Jagxhillar e Agani, si dhe deputetë e përfaqësues të shumtë të komunitetit turk në Kosovë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.