presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti kreun e FBK-së, Erolld Belegu

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegun.

Presidenti Thaçi e uroi kryetarin e FBK-së për sukseset e arritura në ndërkombëtarizimin dhe afirmimin e basketbollit kosovar. I pari i vendit tha se pas anëtarësimit në FIBA dhe debutimit historik të Kosovës në kualifikimet për në Kampionatin Evropian, është e qartë se shteti kosovar tashmë po e merr vendin e merituar në arenën ndërkombëtare të basketbollit. Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu u shpreh se FBK mbetet e përkushtuar për avancimin e skuadrave përfaqësuesve dhe ato në nivel të klubeve të Kosovës, në të gjitha grupmoshat, për paraqitje dinjitoze në basketbollin evropian dhe atë botëror, dhe u shpreh mirënjohës për ndihmën e rëndësishme që institucionet e Kosovës po vazhdojnë t’i japin basketbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi. Gjithashtu, presidenti Thaçi përgëzoi mysafirin për suksesin e radhës të basketbollit kosovar pasi që KB Sigal Prishtina mbrojti titullin e kampionit në Ligën Ballkanike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.