DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi dekoron gjeneralmajorin Timothy Orr me Medaljen Presidenciale të Meritave

Prishtinë, 30 qershor 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të Gardës Kombëtare të Iowa-s, të prirë nga gjeneralmajori Timothy Orr.

Presidenti Thaçi ka falënderuar gjeneralmajorin Orr për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës përmes partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s , që filimisht ishte përqendruar në bashkëpunim ushtarak.“Ky bashkëpunim u zgjerua shumë shpejt në fusha të tjera. Sot, partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s është shndërruar në një model për të gjithë. Ky bashkëpunim është rritur edhe falë angazhimit tuaj të drejtpërdrejtë”, ka thënë presidenti Thaçi.Ai ka shtuar se si President i Kosovës do të mbështes çdo projekt dhe ide që del nga ky partneritet.Ndërkaq, gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Timothy Orr, ka thënë se Kosova është vendlindja e tij e dytë. “Ajo që kemi arritur për pesë vjet të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s është e jashtëzakonshme. Por, pa mbështetjen tuaj zoti president, ky sukses nuk do të ishte kaq i madh”, ka thënë gjeneralmajori Orr.Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e sigurisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar gjeneralmajorin Timothy Orr me Medaljen Presidenciale të Meritave. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.