presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takoi rektorin e Universitetit të Tiranës

Prishtinë, 30 qershor 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni.

Në takim me rektorin Koni, presidenti Thaçi u shpreh se Universiteti i Tiranës ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në edukimin dhe emancipimin e shqiptarëve.
 
“Duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet universiteteve publike në Kosovë dhe Universitetit të Tiranës në fushën e shkencës”, ka thënë presidenti Thaçi.
 
Nga ana tjetër, rektori Koni u shpreh krenar që presidenti Thaçi është edhe Dr. Honoris Causa i Universitetit të Tiranës.
 
“Jemi krenarë që një Dr. Honoris Causa i universitetit tonë është njëherësh President i Kosovës. Ju keni pasur një rol përcaktues në avancimin e të drejtave politike të shqiptarëve”, theksoi rektori Koni.
 
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e falënderoi mysafirin për gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.