presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi: BE-ja mbetet destinacioni kryesor i Kosovës

Prishtinë, 4 mars – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të BE-së, Federica Mogherinin, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Thaçi, duke i uruar mirëseardhje përfaqësueses Mogherini, është shprehur se vizita vjen në një moment më të mirë për Kosovën dhe rajonin. “Kemi sfida të ndryshme, por prioritete të njëjta”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se është e rëndësishme që BE-ja të mbështesë tërë rajonin në aspiratën e vet për t’u bërë pjesë e saj.Nga ana tjetër, përfaqësuesja e lartë, Mogherini u shpreh e kënaqur me vizitat e saj në rajon.Presidenti Thaçi ka shprehur kënaqësi që përfaqësuesja e Lartë, Mogherini, do të takojë tërë spektrin politik në Kosovë, që të japë përkrahjen më të gjerë për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe procesin e liberalizimit të vizave. “BE-ja mbetet aspirata e vetme e Kosovës dhe e tërë rajonit”, u shpreh presidenti Thaçi. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.