DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu uroi Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, mr. Naim Tërnava

Me rastin e muajit të Ramazanit, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram urimi Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, mr. Naim Tërnava. Teksin e këtij telegrami po e japim më poshtë:

I nderuari z. Naim Tërnava,Kryetar i Bashkësisë Islame të KosovësMë lejoni që t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Në Kosovë tani të gjithë ndihemi më të lumtur, sepse këtë muaj të shenjtë po e presim në Republikën tonë të pavarur dhe sovrane, e cila, edhe me kontributin tuaj e të institucionit që Ju përfaqësoni, Bashkësisë Islame të Kosovës, është pranuar gjerësisht në familjen e kombeve të lira.    Republika e Kosovës tashmë është njohur nga 46 vende të botës. Ne presim që ky numër të rritet dita-ditës, ndërsa roli Juaj në këtë proces do të jetë tepër i rëndësishëm.Duke iu dëshiruar shëndet, paqe dhe lumturi, ju lus, z. Kryetar, që t’i pranoni konsideratat e mia më të larta.                Presidenti i Republikës së Kosovës,Dr. Fatmir Sejdiu

This site is registered on wpml.org as a development site.