presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu uroi besimtarët me rastin e muajit të Ramazanit

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu uroi besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Në këtë urim thuhet:

Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,Besimtarë të nderuar,E hëna e parë e shtatorit, sivjet përkon me fillimin e muajit më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë të të gjithë botës – Ramazanit. Më lejoni që me këtë rast, t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta, me dëshirën që të keni agjërim të lehtë, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Ramazani është muaj i sakrificës njerëzore, i përkushtimit ndaj Zotit dhe i vetëkontrollit, ndaj uroj që jo vetëm ky muaj, por edhe të gjithë të tjerët që do të vijnë pastaj, të kalojnë në paqe dhe në mirëkuptimi midis të gjithë nesh në Republikën e Kosovës. Po ashtu, uroi që në këtë muaj paqja të mbretërojë kudo në botë, sepse Ramazani është muaj i mirëkuptimit dhe i dashurisë mes njerëzve pa dallim etnie, race a feje. Me këtë rast, edhe një herë dua t’ju shpreh falënderimet e mia më të thella dhe të popullit të Kosovës të gjitha vendeve mike anekënd botës që na ndihmuan në procesin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, të vendit tonë të dashur që me shekuj ka qenë një shembull i mrekullueshëm i kulturës së lartë dhe tolerancës ndërfetare.Me fat muaji i Ramazanit!Zoti ju bekoftë juve dhe familjet tuaja!Zot e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj! 

This site is registered on wpml.org as a development site.